Parimi i punës

A ka mundësi që ngrohja të jetë kaq e lirë ?

Kaldaja e zakonshme elektrike shpenzon 9 kW energji ekejtrike për ti dhënë në rastin ideal 9 kW energji termike. Pompa e nxehtësisë ajër-ujë Viessmann jep 3-4 herë më shumë energji se sa energjia që e shpenzon, pra ajo mund të japë 9 kW energji termike duke i shpenzuar më pak se 3 kW energji elektrike. Kështu kjo pajisje është 3-4 herë më efiçiente se sa ngrohja e zakonshme me rrymë

Kur shikojmë nga dritarja jashtë është rruga, automjetet, drunjtë...dhe burimi falas i energjisë –AJRI.

Madje edhe ajri i ftohët ne vetvete „fsheh“ ngrohtësi.

Me teknologjinë e re e cila funksionon në parimin e kundërt të frigoriferit i cili e merr "ftohtësinë" nga kuzhina juaj dhe e ftohë brendësinë e tij, ashtu edhe pompa e nxehtësisë Viessmann e merr nxehtësinë nga ajri i jashtëm dhe i ngrohë radiatorët apo dyshemenë në shtëpinë tuaj.

Përveq komfortit perfekt dhe ngrohjes efiçiente, pompa e nxehtësisë ju mundëson edhe ftohje shumë efiçiente gjatë verës!

Thënë thjeshtë, në dallim nga secila pajisje tjetër për ngrohje, tek e cila duhet te paguani më shumë energji nga sa shfrytëzoni, tek pompa termike është e kundërta. Përkundrazi shumëfish më shumë energji fitoni sesa që paguani.

Pse pikërisht pompa e nxehtësisë ajër-ujë Viessmann?

- Për arsyje se ju mund ti ulni shpenzimet e ngrohjes deri ne 75 %.Me çmimet e drurit, qymyrit dhe rrymës të cilat janë çdo herë në rritje, nuk është me siguri që ju ndonjëherë do të bëheni pishman për vendimin tuaj. Në fakt ju do të filloni të kënaqeni me ngrohjen e lirë që nga muajt e parë.

- Për arsyje se në krahasim me ngrohjen me qymyr, gaz apo vaj për djegie, me këtë zgjidhje ju i parandaloni disa tona helmues të dioksidit të karbonit të lirohen në natyrë çdo vit. Nga shtëpia juaj - një kontribut i vlefshëm, duke përdorur këtë pompë nxehtësie do të arrini një efekt në mjedis sikur të largoni përgjithmonë nga komunikacioni dy

- Për arsyje se nuk është e nevojshme të përdoret kurrfar "karburanti shtesë" siç jemi mësuar tek qymyri, druri dhe vaji për djegie. Pompa e nxehtësisë ajër-ujë Viessmann punon me energjinë elektrike nga shtëpia juaj, vetëm se shpenzon shumë më pak

- Për arsyje se shmanget mirëmbajtja e mërzitshme, kjo pajisje punon sipas parimit "ndeze dhe harroje". Tymi dhe oxhaku, hiri dhe mbushja, "rrjedhja" dhe kondenzimi i kaldajës do të harrohen qysh në ditën e parë.

- Për arsyje se pompa e nxehtësisë, përmes kontrollerit të fuqishëm, automatikisht, varësisht nga temperatura e jashtme e cakton temperaturën optimale për shtëpinë tuaj.

- Për arsyje se kualiteti i pompave të nxehtësisë Viessmann garantohet nga certifikatat më prestigjoze të cilësisë EHPA dhe nga tradita 100 vjeqare e këtij brendi premium.




pageBackPërsëri