Pyetjet më të shpeshta

1. Në çka mendojmë kur flasim për "ngrohje me 1 euro në ditë"?

Janë marrur parasysh shpenzimet e ngrohjes për një objet rreth 100², me ziolim të mirë dhe ngrohje në dysheme. për këtë objekt themi që me ndihmën e pompës së nxehtësisë Viessmann mund të bëhet ngrohje e rehatshme për rreth 1 € në ditë!

2. Çka është pompa e nxehtësisë dhe pse quhet "frigorifer reverzibil"?

Pompa e nxehtësisë është pajisje shumë efiçiente e cila shërben për ngrohje dhe ftohje të objetit. Ajo punon në të njejtin parim si frigoriferi juaj. Për arsyje që elementët bazë të saj(Avulluesi, kompresori, kondenzuesi, valvola ekspandeuse) janë po të njejtat si në frigoriefrin tuaj, pra për këtë quhet "frigorifer reverzibil" apo "ftohës reverzibil".

3. Me çfar burimi të energjisë punon ajo?

Të vetmen energji që e përdorë pompa e nxehtësisë është energjia elektrik, e cila shërben për fuqizimin e kompresorit. Pjesën tjetër të energjisë ajo e merr nga ajri.

4. Pse quhet pompë e nxehtësisë ajër/ujë?

Për arsyje se e merr energjinë nga ajri për të ngrohur ujin në sistemin e ngrohjes.

5. Pse pompa e nxehtësisë Viessmann Vitocal 200-S quhet split pompa e nxehtësisë ajër/ujë?

Për arsyje se përbëhet nga dy njësi të veçanta. Të jashtmes në të cilën gjendet kompresori, avulluesi, valvola ekspanduese dhe njësisë së brendshme, ku gjenden kondenzatori dhe njësia logjike e saj. Njëra njësi dhe tjetra janë të mes vete janë të lidhur me gypa të barkit të cilët janë të izoluar dhe telave të komunikimit.

6. Sa larg mund të vendosen nga njëra-tjetra njësia e jashtme dhe e brendshme?

Varësisht nga modeli, largësia mund të jetë deri ne 30m.

7. A funksionon pompa e nxehtësisë ajër/ujë kur temperatura e jashtme është në minus °C?

Natyrisht. Pompa e nxehtësisë ajër/ujë mund të punojë edhe deri në temperatura ekstrema më të ulëta se 20°C

8. A ka pompa e nxehtësisë Viessmann ndonjë zgjidhje shtesë kur temperaturat janë shumë të ulëta?

Po. Pompa e nxehtësisë Viessmann e ka të integraur edhe ngrohësin elektrik, të cilin pompa e nxehtësisë mund ta ndezë në raste kur kërkesa është më e madhe se kapaciteti dhe në temperatura të ulëta. Gjithashtu, është edhe opsioni që në temperatura shumë të ulëta pompa e nxehtësisë të lidhet në set me ta komandojë ndonjë kaldajë shtesë si kaldajë gazi, nafte apo elektrike.

9. A punon pompa e nxehtësisë vetëm në ngrohje në dysheme apo edhe me radiatorë?

Pompa e nxehtësisë mundet gjithashtu që në mënyrë efiçiente të punojë edhe me radiatorë apo fan coil. Nëse sistemi juaj i radiatorëve është dimensionuar për temperatura të ulëta, pompa e nxehtësisë mundet që pa asnjë problem të ju ofrojë ngrohje të rehatshme. Shikoni shembujt e kursimit në objektet me ngrohje me radiatorë.

10. Si ta dijm nëse sitemi jonë i radiatorëve është për temperatura të ulëta?

Përmes një eksperimenti të thjeshtë: Nëse temperatura jashtë është nën -10°C dhe dhoma juaj është ngrohur në 20°C dhe radiatori juaj nuk është shumë i ngrohë për të mbajtur dorën, ju mund të dhoni se sistemi i radiatorëve tuaj është për temperatura të ulëta.

11. Çfare duhet të jetë izolimi i shtëpisë?

Për arsyje se pompat e nxehtësisë punojnë më së miri kur e ngrohin ujin në temperatura më të ulëta se kaldajat e zakonshme, është e preferueshme që objekti të jetë i izoluar sa më mirë. Pra sa më i mirë të jetë izolimi i banesës tuaj, sistemi është më efiçient. Por përvoja tregon se secila banesë e ka tregimin e vet, prandaj është më së miri që teknikët tanë të konstatojnë gjendjen e vërtetë. Shiko shembuj të kursimit !

12. A ka nevoje për kushte të veqanta gjatë instalimit të pompës së nxehtësisë ajër/ujë?

Jo. Kjo pajisje nuk ka asnjë kërkesë shtesë rreth vendosjes, ajo mund të vendoset thuajse në çdo vend që mund të vendoset një kaldajë e zakonshme. Njësia e jashtme mund të vendoset afër murit apo në dysheme. Montimi i sistemit në tërësi është shumë i thjeshtë dhe ka mundësi që një ekip i mirë ta bëjë montimin brenda një dite.

13. A ka mundësi që pompa termike ta ngrohë ujin sanitar?

Po. Kjo është mundësi standarde në secilën pompë të nxehtësisë Viessmann. Përgaditja e ujit sanitar bëhet automatikisht dhe zakonisht është më e arsyeshme të shfrytëzohet kjo mundësi sesa metoda standarde e ngrohjes së ujit me bojler elektrik apo me gaz.

14. A ka mundësi që poma e nxehtësisë ajër/ujë edhe të ftohë?

Po. Pompa e nxehtësisë ajër/ujë Viessmann ka mundësi të ftohë ashtu si edhe të ngrohe, me të njejtën efiçiencë dhe komoditet më të mirë se sistemet aktuale të klimatizimit.

15. Për sa kohë më së shpejti, ky sistem e paguan veten?

Sistemi do ta paguaj veten më së shpejti nëse e zëvendëson sistemin e ngrohjes me energji elektrike, naftë apo dru. Shikoni shembuj të kursimit si dhe Mënyrat e financimit në shembuj real nga jeta!

16. Shumë njerëz thonë se kursimet janë shumë të mëdha. Çfar përfitimi kam unë me pompën e nxehtësisë Viessmann, sa shpenzoj dhe sa kursej?

Ky është një nga sistemet e rralla tek të cilat çdo tregim, sado i pabesueshëm është i vërtetë. Prej momentit kur e ndizni, pompa e nxehtësisë Viessmann ju tregon në kohë reale se sa kWh energji elektrike ka shpenzuar, sa kohë ka punuar, sa ka qenë mesatarja e temperaturës së jashtme nga fillimi i sezonit të ngrohjes dhe ua paraqet diagramin e shpenzimeve për secilën ditë të javës. Në këtë mënyr, për herë të parë, ju jeni ne "timon" të sistemit tuaj të ngrohjes, pa i pasur dyshimet e njohura "kam paguar 10 m³ dru, sa kam kursyer?" ose "si ëshë kualiteti i naftës që po e përdori?" apo edhe "po paguaj qymyr, por a po marr mbeturina në fakt?". Për më shumë, shikoni shembuj të

17. A mund të kontrolloj sistemin edhe kur nuk jam në shtëpi?

Kjo është një e mirë shumë e veçantë! Pompën e nxehtësisë Viessmann mund ta ndizni kur ju gjendeni në Hawai në mes të muajit shkurt(nuk tingëllon keq, apojo?). Këtë mund ta bëni përmes telefonit tuaj, pa asnjë problem. Paramendojeni të ktheheni me familjen tuaj nga udhëtimi dhe shtëpia juaj të ju presë e ngrohtë. Me komandë nga telefoni juaj i mençur ju e ndizni ngrohjen dhe hynin ë shtëpinë tuaj të ngrohë.

18. Në çfar mënyre ngrohë pompa e nxehtësisë?

Parimi i punës së pompës së nxehtësisë bazohet në faktin që ne mund ta shfrytëzojmë energjinë që na rrethon, në këtë rast, energjinë e ajrit. Në këtë mënyrë në pjesën e jashtme të pajisjes avullohet një gaz i veçantë që quhet freon. Në këtë mënyrë Freoni i avulluar pastaj futet në kompresor i cili ia rritë presionin dhe me këtë edhe temperaturën. Freoni i ngrohtë pastaj përmes këmbyesit të veqantë të nxehtësisë e ngrohë ujin në sistemin e ngrohjes. Duke e ftohur ujin, freoni i gaztë shndërrohet në lëng dhe përmes një valvole ekspanduese i ulet presioni dhe fillon procesin e njejtë nga fillimi. Shiko më detajisht "Si?"

19. Sa është koeficienti i efiçiencës apo COP?

Koefiienti i efiçiencës apo COP, paraqet raportin mes energjisë së shpenzuar(në këtë rast energjisë elektrike) dhe energjisë së përfituar(në këtë rast energjisë termike). E vetmja energji të cilën e paguani në këtë rast është energjia elektrika e cila përdoret për futjen në punë të kompresorit, të cilin në rast për 1 kW energji elektrike të shpenzuar u përfitoni deri në 5 kW energji termike, në këtë rast COP është i barabartë me 5.0. Për dallim nga secila pajisje tjetër për ngrohje, tek të cilat ju duhet të paguani më shumë energji se sa që përfitoni. Tek pompat e nxehtësisë është e kundërta, ju përfitoni shumë fish më shumë energji se sa që shpenzoni.

pageBackPërsëri