Më e bukura. Më e qeta.

Pompa e re e nxehtësisë Viessmann, e klasit të lartë: Vitocal 300-A

Në jetë nuk ka rregull se si lind një ide. Nganjëherë vjen vetvetiu, derisa jemi duke punuar diçka tjetër. Nganjëherë na paraqitet ngadalë dhe hap pas hapi del nga mjegulla. Në secilin rast, idetë e mira i njohim menjëherë. Ato e kanë menyrën e tyre se si na shfaqen dhe na bëhet e dukshme se pa dyshim jemi duke parë diçka të veçantë që na e pasuron shpirtin dhe ndjenjat tona. Pa menduar na bëhet e dukshme që forma dhe funksioni janë bashkuar në diçka që është në paraspeshë speciale me mjedisin e vet.

Shiko pompën e re të nxehtësisë nga Viessmann. Disa e quajn atë një dizajn industrial të suksesshëm, dica e quajn një teknologji që të jep emocion.

Quajeni si të doni. Por nuk mund të mohohet se është krijuar me një qëllim shumë më të lartë për të qenë një pjesë e zakonshme e tekonologjisë. Qëllimi është të gjendet ideja për të përkryerën - edhe estetike edhe teknike.

Ngrohja është bërë gjithçka, por jo e mërzitshme. Ngrohja kurrë nuk ka qenë më atraktive.

Vitocal 300-A, Pompa e nxehtësisë ajër/ujë

-Për ngrohje dhe ftohje
-Për ngrohje të ujit sanitar
-Zhurma gjatë punës: max 54 dB (ekuivalente me zhurmën e frigoriferit)
-Efikasiteti: Për 1 kW energji të shpenzuar, pajisja jep deri në 5 kW nxehtësi (COP: 5.0)
-Komandim nga distanca përmes aplikacionit mobil
-Funksionale në temperaturë të jashtme nën -20°C
-E ngrohë ujin deri në 65°C



PërsëriPërsëri